Sigal

Juventusi është padyshim mbreti i merkatos europiane për momentin.

Ardhja e Kristiano Ronaldos e ka transformuar plotësisht këtë skuadër që tashmë nuk po di të ndalet së fituari.

Gjithsesi, drejtuesit kanë ende shumë uri dhe po përgatitjen për goditje të tjera në merkato.

Kilian Mbape dhe Marko Asensio janë dy objektivat e rinj që pritet të zbarkojnë te bardhezinjë në sezonin tjetër.

Kostot pjesërisht do të mbuloheshin nga paratë e fituara nga Dibala i cili me shumë mundësi do shitet, ndërsa pjesa tjetër do të vendosej nga klubi.

“Zonja” nuk ka nisur të bëjë llogaritë, por është e lehtë që shpenzimi në këtë rast do të ishte i nivelit të lartë, më Asension dhe Mbapenë, të cilët aktualisht kanë në tregun e futbollistëve një vlerë të përbashkët prej rreth 300 milion eurosh.

Gjithsesi drejtuesit e Juves kanë treguar se nuk e kursejnë paranë.