Claudio Lotito: Kemi humbur 40 milionë euro prej gjyqtarëve

332
Sigal

Presidenti i Lazio, Claudio Lotito dha një intervistë për “La Repubblica” para derbit me Roma-n në mbrëmje, duke theksuar që kur ka marrë drejtimin e klubit ka njohur vetëm sukses duke fituar 4 trofe. Sipas tij Lazio është ekipi që ka fituar më shumë në Itali pas Juventusit, Interit dhe Milanit.

“Kam vetëm një pyetje: A mendoni se kemi përfituar apo jemi penalizuar? Vitin e kaluar më kushtoi 40 milionë euro për shkak se nuk shkuam në Champions League. E dua futbollin romantik, por sot ka interesa në valle. Arbitrat mund të gabojnë një herë, dy tre apo edhe katër, por jo të jenë të përsëritura. Unë nuk besoj në rastësi.

Tani është më e vështirë të bësh gabime. Nuk pajtohem kur dikush nuk e përdor atë, nuk është mjet alternativ, por mbështetës. Milinkovic-Savic? Tifozët më kritikojnë, por në verë kam blerë dhe kam refuzuar një ofertë nga një prej figurave ndaj të cilëve askush nuk do të kishte thënë jo”, deklaroi Lotito.