City udhëheq garën për Pogban, ofron 100 milionë euro

425
Edhe pse shefat e Juventusit kanë thënë se do t’i refuzojnë të gjitha ofertat për Paul Pogban, spekulimet për të ardhmen e tij janë duke vazhduar.
Në javën që lëmë pas, drejtori i Bianconerëve konfirmoi se klubi ka refuzuar 80 milionë euro nga Barcelona për yllin francez.
Beppe Marotta në një deklaratë tjetër theksoi se Zonja e Vjetër nuk e ka në plan ta shesë mesfushorin dhe se nuk do të pranojë asnjë ofertë.
Megjithatë, Sunday Mirror raporton se Manchester City mund t’ua ndryshojë mendjen drejtuesve të klubit italian.
Klubi anglez është i gatshëm të thyejë rekordin transferues duke e blerë Pogban për 100 milionë euro.
Sigal