Christian Panucci: Nuk ka festë pas fitores, do shoh ndeshjen e Maqedonisë

557
Christian Panucci, trajneri i Kombëtares që e nisi me fitore aventurën e tij me Shqipërinë, ka qenë i pari nga protagonistet që është ndalur të flasë për mediat. Tekniku italian është shprehur i lumtur për fitoren dhe ka theksuar se menjëherë do të ulet para televizorit për të parë kundërshtarët e ndeshjes tjetër, Maqedoninë.
“Lojtarët ishin shumë serioz, nuk ishte e thjeshtë. Më pëlqen që debutova me fitore, natyrisht. E rëndësishme është të luajmë futboll dhe në fund të fitojmë.”

Ke bërë rotacion në formacion duke parë kundërshtarin që kishe përball?

Natyrisht diçka do të ndryshojmë për ndeshjen tjetër, duhet parë se sa do rikuperojnë nga futbollistët, por në ndeshjen kundër Maqedonisë vendosja në fushë do të jetë tjetër.

Festë apo do shikosh ndeshjen e Maqedonisë?

Më intereson vetëm Maqedonia. Do iki pak më vonë për të parë këtë takim që ata do luajnë kundër Izraelit.
Sigal