Chievo ndal Napolin

294
Chievo ka arritur që të ndal Napolin, duke barazuar pa gola 0:0 në kuadër të javës së 12]’ të Serie A
Ecuria fantastike e Napolit është ndalur nga Chievo, e cila ka arritur që në shtëpi të marrë një pikë, pas barazimit 0:0.
Napoli e ka dominuar ndeshjen dhe ka pasur rastet për të shënuar, por në momentet vendimtar ka dështuar.
Pas këtij barazimi Napoli mban pozitën e parë në grup me 32 pikë, një më shumë se sa Juventus në vendin e dytë.