Chelsea anulon festën për titullin në Londër, frikë nga sulmet terroriste

50
Për Chelsea-n sezoni 2016-2017 rezultoi i mrekullueshëm pasi puna përgatitore, stërvitjet, ndeshjet gjatë sezonit, puna e palodhshme e trajnerit dhe futbollistëve, u shpërlblyen me titull kampion. Pas gjithë këtyre peripecive duhet të vinte festa, por kjo duket e pamundur pas ngjarjeve të ditëve të fundit.
Zyrtarisht klubi londinez me bazë në Fulham ngriti trofeun e 6-të në histori këtë fundjavë në stadiumin “Stamford Bridge”, por të dielën ishte caktuar festa në qytet ku futbollistët do parakalonin me autobuzin e hapur ashtu siç është bërë traditë vitet e fundit.
Me një postim në faqen e tyre në internet Chelsea ka shkruar se kjo ngjarje do anulohet, raporton “Daily Star”.
“Në dritën e këtyre ngjarjeve tragjike ne mendojmë se është e papërshtatshme të vazhdojmë me paradën e fitores në Londër të dielën. Duke pasur parasysh kërcënimin e rritur të sigurisë dhe duke pranuar se kjo është një situatë në zhvillim, ne kemi vendosur që të anulojmë festën.
Ne besojmë fuqimisht, në interes të të gjithëve, se ky është vendimi i duhur. Ne jemi të sigurt se tifozët tanë do ta kuptojnë për këtë vendim. Ne e dimë se shërbimet emergjente do të ishin aq profesionale sa kurrë, por nuk do të donim të merrnim këtë rrezik.
Për më tepër, si një shenjë respekti, lojtarët tanë do të mbajnë shiritat e zi në finalen e Kupës FA të shtunën kundër Arsenalit. Chelsea Football Club do të bëjë një donacion në mbështetje për familjarët e viktimave e këtij sulmi të tmerrshëm”, thuhet në reagimin zyrtar të Chelsea-s.
Kujtojmë se ky anulim i festës për klubin londinez vjen pas aktit terrorist që dy ditë më parë i mori jetën 22 personave në Manchester dhe la të plagosur mbi 60 të tjerë.

686348004

97A3D66E9DE20D229140D7C75B6E8BD7