Cheerleader, striptizëm për tifozët

568
Sigal

Vajzat seksi vallëzojnë përpara dhe në pushim të ndeshjes dhe dhurojnë spektakël për tifozët

Chearleader”. Nxitëset e tifozëve. Vajza seksi që vallëzojnë përpara dhe në pushim të ndeshjes. Prej shumë vitesh janë në modë. Tashmë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por thuajse në të gjithë botën. Veshje provokuese, ushtrime të kombinuara. Gjithçka në funksion të spektaklit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sipas vlerësimeve janë 1.5 milionë persona që e ushtrojnë aktivitetin me performanca joshëse. Improvizimet provokative shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”.

SËMUNDJE JOSHËSE

Kjo “sëmundje joshëse” është duke u përhapur gjerësisht në botë, përfshirë Australinë, Kanadanë, Kinën, Kolumbinë, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Japoninë, Holandën, Zelandën e Re, por dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku sipas përllogaritjeve performojnë më shumë se 100 mijë persona. “Cheerleading” është në fakt, një aktivitet fizik, dhe ngandonjëherë edhe një kompeticin sportiv. Shfaqja konsiston në vallëzime, kërcime, akrobacia, të cilat u drejtohen tifozëve përpara dhe në pushim të ndeshjeve.  Tomas Pibëllit, një trajneri futboll i ekipit të kolegjit i dedikohet edhe ideja për futjen e vajzave “cheers”, të gëzuara, për të nxitur tifozët në ndeshjet e futbollit të Universitetit të Minesotës. Gjithsesi, shfaqjet ishin shumë “amatore” dhe “statike”, derisa studenti Xhoni Kempell drejtoi një grup duke iu drejtuart turmës me tekstin pasues: “Rah, Rah, Rah! Ski-u-mah, Hoo-Rah! Hoo-Rah! Varsity! Varsity! Varsity, Minn-e-So-Tah!”, duke e shndërruar Kempbellin, në çirliderin e parë. 2 nëntori i viti 1898 njihet zyrtarisht edhe si datëlindja e çirlidingut të organizuar. Menjëherë, Universiteti i Minesotës organizoi një grup të ashtuquajtur “yell leader” (tifozët që bëjnë thirrje inkurajuese), e ku në skuadrën e parë merrnin pjesë gjashtë studente meshkuj, të cilët përdornin të njëjtin stil si “çirset” e Kempbellit. Chearleader nisi si një aktivitet tërësisht mashkullor, ndërsa femrat nisën të marrin pjesë në vitin 1923. Gjatë kësaj kohe, veprimet gjimnastikore, akrobacitë dhe megafonët u inkorporuan në veprimet e çirsave, e që përdoren edhe sot e kësaj dite. Vlerësohet se 97 për qind e chearleader janë femra. Në vitin 1949, u themelua “Cheerleader & Danz Team”, ku u përcaktuan edhe disa rregulla bazë, por dhe dizenjimi i përgjithshëm i uniformës së “cheerleader”-ve, ndërkohë që u shpik edhe “herkie”: ku njëra nga këmbët mbështetet në tokë, ndërsa tjetra ngrihet sa më lart që të jetë e mundur dhe streçohet në një pozicion shumë joshës.

SPORT TËRHEQËS

Edhe pse duket një sport tërheqës e që bazohet mbi disa veprime më shumë të karakterit rutinë, rreziku i dëmtimit të një përformuseseje “cheerleader” është i pranishëm. Thyerja një vertebre e Kristi Jamaoka gjatë një rrëzimi pas një numri koreografik piramide u kthye në një çështje. Ngjarja ndodhi kur Jamaka humbi ekuilibrin gjatë një ndeshjeje basketbolli midis ekipeve universitare të Ilinosit dhe Bredlit. 103 aksidente fatale kanë ndodhur në SHBA. Në Shtetet e Bashkuara ekziston ende një debat, nëse të bërit chearleader është një sport i vërtetë apo jo. Mbështetësit e konsiderojnë atë si një sport, nisur edhe nga fakti i ushtrimeve atletike që kërkojnë aftësi, por dhe talent, ndërsa kritikët e nuk e shohin se e meriton të trajtohet me statusin e sportit. Koreografia me lëvizje gjimnastikore, akrobacish, formim figurash nuk konsiderohen si një sport i mirëfilltë. Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave. Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët. Në vitet 1960, në Shtetet e Bashkuara madje u organizuan seminare në të gjithë vendin, për të mësuar aftësitë të bërit “cheer”, ku merrnin dhe vajza të shkollave të larta. Në vitin 1978, në Shtetet e Bashkuara u transmetua për herë të parë edhe kampionati i “cheerliderve”. Në vitet 1960, ekipet e National Football League (Liga e Futbollit Kombëtar) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën të organizonin ekipe profesionale “cheerleading”. Këto të fundit nisin të binin shumë shpejt në sy, falë lëvizjeve joshëse dhe ekstravagante për kohën, me lëvizje të sofistikuara dhe vallëzime tërheqëse, ndërsa stadiumet bëheshin gjithmonë e më të mbushura. “Cheerleading” performohet aktualisht më shumë pranë ekipeve të futbollit dhe basketbollit amerikan, por është e pranishme edhe në ato të futbollit europian, hokeit në akull, volejbollit, bejzbollit dhe reslingut.

FEMRA TË NXEHTA

Nëse dikush do të pyeste se kush ishin femrat më të nxehta në botë në industrinë sportit, shumica do të përfshinte cheerleaders. Janë nga më të nxehtat dhe konsiderohen si të përzgjedhura më kujdes. Shfaqjet që çdo tifoz kërkon gjatë pushimit midis ndeshjeve të Orlando Mexhik, është një striptizë e vërtetë. Emra të tjerë janë aktori Aron Spelling, i njohur te filmi “Beverly Hills 90210”. Edhe aktorja Alisia Silverston që luan në filmat “Clueless” dhe “Batman” përpara se të merrej me aktrim ka qenë një cheerleader. Aktorja suedezo-amerikane, An-Margret, një partnere e Elvis Prislit në fillimin e famshmë “Viva Las Vegas” ishte dikur një cheerleader. Këtij lloj “profesioni” nuk i ka shpëtuar as ylli i muzikës pop, Madona, dhe një këngëtare tjetër, Deana Karter figuron në këtë listë. Majkël Dagllas është një tjetër aktor i njohur që fitoi famë si cheerleader. Seks simboli i viteve 1960 ka deklaruar se një herë ka qenë cheerleader. Fituesja e çmimit “Oscar”, Sandra Bullok ka qenë cheerleader gjatë kohës që ajo ndiqte në Uashington  shkollën e lartë.  “Nuk ka asnjë të sarkazëm në këtë pohim”, – shkruan Tomas Dilejt i portalit të njohur amerikan, “Bleacher Report”. Një cheerleader e Atlantës e ka për zakon të ngrejë gjoksin lart si shenjë një krenarie. Te Oklahoma Siti cheerleader shfaqen si kaubojse: çizme të gjata, fund të shkurtër, këmishë të hapur dhe kapele. Britani e Pistons është një krijim i pastër arti, i denjë për një kukull. Ekipi Toronto Raptors ka ndërtuar stilin e tij në veshjen e vajzave, ndërkohë që Feoniks San bën kujdes në listën e vajzave: joshëse, ekstremisht joshëse. Vajzat seksi kompletojnë koreografinë e Sëlltiksave. Klubi i Mexhik i ka qejf veshjet futuristike të vajzave, por cheerleaders janë shumë provokuese kur shfaqen në stilin me veshje shkolle. Megani e Detroit Pistons, mund të duket një vajzë e qetë në jetën e përditshme, por në parket është një pozante provokuese. Në komeditë seksuale, apo dhe filmat horrorë, “cheerleader”-si u bë një element bazë në industrinë e filmave për të rritur, duke filluar qysh me “Debbie Does Dallas” dhe katër serialët e tij.  Programet të shumta u kushtoheshin varieteteve, shfaqjeve komerciale, apo dhe bisedave të shumta.

KOREOGRAFI SPEKTAKOLARE DHE PROVOKOKUESE

Koreografia e “cheerleader”-ve mund të zgjasë disa minuta, por përgatitjet dhe provat marrin disa ditë, pasi ushtrimet që përfshijnë kërcimet, akrobacitë, lëvizjet dhe lirshmërinë në vallëzime kërkojnë impenjim dhe disiplinë. Koreografia është nga më tërheqëset dhe joshëset për tifozët. Shumica e shkollave të mesme amerikane, shkollave të larta dhe kolegjeve kanë organizuar skuadra të bazuara vetëm nga nxënësit apo studentët. Disa kolegje organizojnë kampionate midis tyre. Sponsorët e shkollave synojnë të promovojnë shpirti e shkollës dhe motivimin e lojtarëve dhe fansave. Improvizimet provokative të “Dallas Cowboys Cheerleaders” në vitet 1970 dhe shumë imitues të tyre anë e mbanë Amerikës e shndërruan perfermuesin “cheerleader” një ikonë “sex apeal”, duke frymëzuar regjisorët në xhirimin e shumë filmave të tillë si “The Cheerleaders” apo “The Pom Pom Girls”. Në komeditë seksuale, apo dhe filmat horror, “cheerleader”-si u bë një element bazë në industrinë e filmave për të rritur, duke filluar qysh me “Debbie Does Dallas” dhe katër serialët e tij.  Programet të shumta u kushtoheshin variteteve, shfaqjeve komerciale, apo dhe bisedave të shumta.