Champions League! Skënderbeu, brenda 24 orësh shiten 7 mijë bileta

479
Klubi i Skënderbeut, lojtarët, tifozët janë në përgatitjet e fundit për sfidën e shumë pritur përballë Dinamo Zagreb, e vlefshme për fazën “play-off” në Champions League. Interesimi për këtë përballje është shumë i madh, aq sa kjo sfidë të krijon përshtypjen që në “Elbasan Arena” pritet të zbarkojë Kombëtarja.

Brenda 24 orësh janë shituar rreth 7 mijë bileta njoftojnë drejtuesit e klubit korçarë. Me këtë trend pritet që stadiumi të jetë në kapacitetin e tij të plotë, 12.500 vende. Sigurisht që pjesa më e madhe e tifozëve i janë korçarë, por një sfidë e tillë tërheq vëmendjen e çdo sportdashësi pa dallim krahine. Në këtë mënyrë, Skënderbeu po thyen rekorde jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.
Sigal