Champions League/ Shorti për 1/16-at, priten përballje “titanësh”, ja skenarët e mundshëm

Champions League do të mbyllë nesër fazën e grupeve për t’ia lënë më pas vendin fazës së 1/16-ave. Ajo që bie në sy është se mes skuadrave që janë kualifikuar, emra si Real Madrid, Bayern Munchen, Juventus apo edhe Chelsea janë renditur në vendet e dyta në grupet respektive dhe do të rrezikojnë përballje “titanësh”.

Nesër pritet që të kualifikohet një mes Porto/Leipzig (për vendin e dytë në Grupin G), Shakhtar/Napoli (për vendin e dytë në Grupin F) dhe Liverpool/Sevilla/Spartak Moskë (Grupi E).

Një detaj i veçantë është fakti se nëse Liverpool fiton ndeshjet ndaj Spartak Moskës dhe renditet kështu në vendin e parë, Chelsea në fazën e 1/16-ave do të luajë vetëm kundër Barcelonës, PSG ose Besiktas.

Në fazën e 1/16-ave nuk përballen skuadra që vijnë nga i njëjti shtet dhe ato ekipe që kanë qenë më herët në fazën e grupeve në të njëjtin grup.

Shorti për raundin e 1/16-ave do të hidhet më 11 dhjetor. Ndeshjet e para për këtë fazë të Champions League do të luhen më 13-14 Shkurt dhe 20-21 shkurt 2018, ndërsa ndeshjet e kthimit më 6-7 dhe 13-14 mars.