Sigal

Kanë përfunduar takimet e ditës së dytë në javën e parë të Uefa Champions League 2018-2019. Në përfundim të këtyre ndeshjeve bie në sy humbja e Cityt në shtëpi, ndërsa Juventusi edhe pse me 10 lojtarë për 1 orë lojë, arriti të fitojë falë dy penalltive.

Rezultatet e plota:

Benfica-Bayern 0-2: 10′ Lewandowski, 54′ Renato Sanches

Manchester City-Lion 1-2: 26′ Cornet, 43′ Fekir, 67′ Bernardo Silva,

Plzen-CSKA 2-2: 29′ e 41′ Krmencik, 49′ Chalov (CSKA), 95′ Vlasic (CSKA)

Real Madrid-Roma 3-0: 45′ Isco, 58′ Bale, 92′ Diaz

Valencia-Juventus 0-2: 45′ (pen.) e 51′ (pen.) Pjanic,

Young Boys-Manchester United 0-3: 35′ e 43′ (pen.) Pogba, 66′ Martial