Champions League/ Juventus kundër Sporting për vendin e dytë, Roma kërkon të befasojë në Londër

613
Juventus pret sonte në “Alliaz Stadium” skuadrën e Sporting në një sfidë që vendos shumë për fatet e grupit D në “Champions League”. Momentalisht ekipi portugez renditet në vendin e dytë me pikë të barabarta me bardhezinjtë, 3, si dhe për koincidencë të dyja skuadrat janë mundur një herë nga Barcelona dhe kanë fituar një tjetër ndaj Olympico-s.
Për cilëndo ekip triumfi në përballjet direkte do të thotë kualifikim në fazën tjetër, në rast të kundërt do të duhet të varen nga rezultatet e takimeve të tjera.
Një sfidë tjetër me rëndësi të madhe luhet në Londër për fatet e një tjetër ekipi italian. Chelsea që në dy ndeshjet e para ka grumbulluar pikët e plota pret Romën e vendit të dytë. Një fitore e skuadrës së “Seria A” do të ishte e papritur, por në rast se ndodh do të merrnin kreun e grupit dhe me shumë mundësi Chelsea e Altetico Madrid do luftonin për vendin e dytë.
Një barazim nuk do të thoshte më pak për skuadrën e Naingolan dhe Dzeko-s. Një pikë e siguruar në “Stamford Bridge” i siguron edhe këtë herë vendin e dytë, por kur kjo pikë merret ndaj Chelsea-s që mundi Atletico-n në shtëpi, është edhe përparësi ndaj spanjollëve. Gjithsesi skuadrat kanë edhe 1 përballje direkte, por në rast se rezultatet dalin sipas parashikimeve, 1 pikë ndaj kampionëve të “Premier League” do të ndizte shumë shpresat e romakëve për kualifikim.
Sigal