Champions League, hidhet shorti, zbuloni çiftet çerekfinaliste

40

Bota e futbollit mban frymën, në Nion të Zvicrës u hodh shorti i fazës çerekfinale në Champions League. Për herë të parë pas 9 vitesh në këtë fazë u kualifikuan 4 ekipe nga Premier League, Man.United, Man.City, Tottenham dhe Liverpool. Kolonisë britanike iu bashkuan Porto, Barcelona, Ajax dhe Juventus. Shorti ishte i lirë, çdo skuadër mund të përballej ndërmjet tyre, për më tepër për herë të parë ekipet mësuan fatin e tyre deri në finalen e madhe të Madridit:

AJAX-JUVENTUS
LIVERPOOL-PORTO
TOTTENHAM-MAN.CITY
BARCELONA-MAN.UNITED

Fituesi i çiftit Tottenham-Man.City do të përballet me fituesin e çiftit Ajax-Juventus

Fituesi i çiftit Barcelona-Man.United do të përballet me fituesin e çiftit Liverpool Porto