Sigal

Juventusi do të përballet me Valencian në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të ligës së  kampionëve të mërkurën e 19 shtatorit.

Për ndeshjen në “Mestaja” trajneri Allegri rrezikon të mos ketë në dizpozicion sulmuesin argjentinas, Paolo Dybala i cili ka një problem pas një goditje të marrë në këmbën e majtë në ndeshjen ndaj Sasuolos.

Futbollisti ka zhvilluar një stërvitje të personalizuar ditën e sotme dhe mbetet në dyshim për ndeshjen e të mërkurës. Gjithsesi trajneri Allegri do të vendosë në momentet e fundit nëse do ta grumbullojë Dybalan për transfertën spanjolle.

Ndërkohë pjesa tjetër e lojtarëve kanë zhvilluar stërvitjen ditën e sotme, me futbollistët që u aktivizuan në përballjen ndaj Sasuolos të cilët kanë bërë një stërvitje rekuperimi, ndërsa pjesa tjetër kanë vazhduar ushtrime teknike rreth fushës.