Champions, finalet e parakohshme PSG-Barcelona, At.Madrid-R.Madrid

425
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Ashtu siç pritej goglat kanë dhuruar përballje spektakolare ku spikat përballja mes dy ekipeve të kryeqytetit spanjoll Ateltico Madrid-Real Madrid, por nuk mbetet pas as përplasja PSG-Barcelona.
Një short i lehtë mund të quhet për Juventusin që gjen përballë Monacon, të cilët suprimuan në 1/8 duke eliminuar Arsenalin e Arsen Venger. Ndërkohë që gjermanët e Bayern Mynih do të përballen me portugezët e Portos
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 14-15 prill, ndërsa ato të kthimit në datat 12-22 prill.
Për gjysmëfinalet do të hidhet një tjetër short në datën 24 prill. Finalja do të luhet në Berlin
Ja 4 përballjet në çerekfinalet e Champions League:
1. PSG-BARCELONA
2. ATLETICO MADRID-REAL MADRID
3. PORTO-BAYERN MUNCHEN
4. JUVENTUS-MONACO 
Sigal