Champions, Barça eliminon Bayernin e siguron finalen e madhe të Berlinit

485
Barcelona është finalistja e parë e Champions League, pasi mposhti gjermanët e Bayernit me rezultatin 5-3 në total. Bayernit nuk i ka bërë punë fitorja 3-2 në ndeshjen e kthimit në Gjermani për t’u kualifikuar, pasi disfata 3-0 në Spanjë i dha të drejtë Barcelonës për të vazhduar me tej në finalen e Berlinit.
Ndeshja në Gjermani ishte mjaft e fortë, teksa Bayerni e nisi mjaft mirë duke kaluar në avantazh shumë shpejt me Benatia, por Neymar dy herë e mbylli pjesën e parë në avantazh për katalanasit. Megjithatë Bayerni i Guardiolës në pjesën e dytë nuk u dorëzua duke marrë një fitore morale me golat e Levandovskit dhe Mylerit. 
Sigal