Chambers pritet të vazhdojë edhe për katër vite me Arsenalin

453
Sigal

Chambers pritet që të nënshkruaj kontratë të re me Arsenalin që e mbanë atë në këtë ekip deri më 2022

Calum Chambers pritet të nënshkruajë kontratë të re katër vjeçare me Arsenalin.

Sipas BBC, e ardhmja e mbrojtësit ishte e pasigurt tek topxhinjtë aq më pak që ata ishin ndërlidhur me një kalim të dy mbrojtësve Sokratis Papastathopoulos dhe Caglar Soyuncu këtë verë.

Por, trajneri i ri Unai Emery e sheh Chambers si pjesë të planeve të tij për të ardhmen në Emirates Stadium dhe shpreson që ta blindon atë deri më 2022, shkruan gazetari i BBC David Ornstein.

23 vjeçari kishte vuajtur për të gjetur vetën në formacionin kryesor kur erdhi në Londër më 2014 nga Southampton.

Chambers ka pasur 23 paraqitje në Premier Ligë që nga debutimi i tij në Emirates Stadium.