Çfarë tifozë pret Duka për ndeshjen Shqipëri-Serbi?

453
Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armando Duka, ka thënë se nuk beson se do të ketë serbë në ndeshjen eliminatore të Euro 2016, Shqipëri-Serbi. “Në atë ndeshje është mirë që të jenë tifozë familjarë. Nuk besoj të ketë serbë, ndërkohë që as nuk duhet të ketë tifozë fanatikë shqiptarë. Për ata që do të kenë edhe fëmijët me vete në stadium, do të ketë ulje në çmimin e biletës”, ka deklaruar kreu i FSHF-së, Armand Duka. Kjo ndeshje pritet të luhet në stadiumin e rindërtuar “Loro Boriçi” në Shkodër.
Sigal