Çfarë po ndodh tek Real Madrid? Pritet largimi i 7 yjeve

485
Sigal

Vera e vitit 2019 mund të sjellë shumë lëvizje te Reali i Madridit.

“Los Blancos” po kalojnë një nga sezonet më dëshpëruese në vitet e fundit, me rezultatet aspak të pritura si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Këtë situatë do të tentojë ta ndryshojë presidenti Florentino Perez.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos në vitin 2018, nga Real Madridi këtë vit mund të largohen edhe shtatë lojtarë.

E përditshmja spanjolle “Marca” raporton se në merkaton e verës mund të largohen gjithsej shtatë lojtarë, duke zbuluar edhe emrat.

Gareth Bale, Luka Modric, Marcelo, Jesus Vallejo, Mariano Diaz, Isco dhe Keylor Navas pritet të mos jenë më pjesë e ekipit “Mbretëror”.