Sigal

Alexis Sanchez nuk është as në stol për ndeshjen kundër West Ham Unitedit.

I dëshpëruar me formën aspak të mirë të ish sulmuesit të Barcelonës e Arsenalit, Jose Mourinho e ka lënë jashtë Sanchezin

Edhe pse ishte i gatshëm dhe i ftuar për këtë ndeshje, Sanchez nuk është as në stol – një sinjal ky që duhet të bëjë më shumë për skuadrën e “Djajve të Kuq”, raporton Insporti.

Që kur u ble në janar të këtij viti nga Arsenali, Sanchezi ka qenë një lojtar krejtësisht tjetër – duke mos arritur të gjejë formën fantastike që kishte te “Topçinjtë”.

Sanchez ka bërë 5 paraqitje për Unitedin në Premierligë këtë edicion – nuk e ka gjetur ende golin.