Mediat zvicëriane raportojnë orëve të fundit se kanë filluar largimet e para te përfaqësuesja e Zvicrës pas largimit të Behramit dhe të tjerëve në mënyrë turpëruese nga kjo kombëtare.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Alex Miescher raportohet të jetë shkarkuar nga ky pozicion.

Miescher thuhet të ketë pranuar shkarkimin duke marrë përgjegjësinë për ngjarjet e fundit te Zvicra, shkruan Indeksonline.

Robert Breiter do të jetë pasues i tij deri në një vendim të ri të federatës.

Mediat helvetike shkruajn së ky është vetëm fillimi i spastrimeve të federatës së Zvicrës, ndërsa presioni do të jetë edhe mbi trajnerin Petkoviç.