Çfarë po ndodh me brazilianin, misteret e dëmtimit të Neymar

395
Sigal

Shtohen dyshimet rreth Neymar, dëmtimi i të cilit është kthyer në çështjen e ditës në Francë.

Prezenca e mjekut të përfaqësues braziliane, Rodrigo Lasmar, në Paris nuk është një shenjë e mirë.

Tashmë me konfirmimin e qëndrimit jashtë të yllit brazilian për sfidën ndaj Manchester United në Champions League, rikthimi i tij në fushën e blertë duket si një mister.

Aktualisht, pas kontrolleve paraprake, nga infermieria vjen konfirmimi i një frakture në këmbën e djathtë dhe trajneri Tuchel deklaron se është duke shqyrtuar mundësinë e integrimit të një sulmuesi tjetër në vend të 26-vjeçarit.

Dëmtimi i Neymar është i përsëritur dhe fraktura e ndodhur dublon atë të një viti më parë, për të cilën Neymar iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, çka bëri që ai të humbiste pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithsesi, tema e dëmtimit të tij tek klubi francez i PSG-së po trajtohet si një tabu për të cilën askush nuk dëshiron të prononcohet.

Gjendja reale e sulmuesit mbetet e paqartë, duke lënë vend për spekulime, të cilat flasin se do të nevojiten deri në tre muaj kohë për rikuperimin e tij të plotë, shkruan Syri.

PSG-së i nevojiten shërbimet e 26-vjeçarit, por nga ajo që mund të kuptohet deri tani, Neymar do të qëndrojë disa javë jashtë urdhrave të trajnerit Thomas Thuchel.