“Çfarë doni, bij k**vash”, ylli i Realit të Madridit nuk përmbahet. Shpërthen ndaj tifozëve

433
Sigal

Foto e mbrëmjes së djeshme ishte kur Isco hapi duart drejt tifozëve të Santiago Bernabeu-t, duke u kërkuar llogari tifozëve për ofendimet dhe fërshëllimat ndaj tij.

Real Madrid  humbi 3-0 ndaj CSKA Moscow, por tifozët vendas e kishin vetëm me mesfushorin pasi vonoi shumë topin brenda zonës kundërshtare, kur Vinicius ishte në pozicion më të mirë.

Dhe sipas kanalit televiziv Movistar+, ai ka ofenduar rëndë tifozët e ekipit të tij.

Pasi humbi rastin ndaj portierit rus Akinfeev, Isco i është drejtuar shkallëve të stadiumit.

“Çfarë? Çfarë doni? Bij kurvash,” ishin fjalët e tij.