Çështja Icardi-Inter luftë totale, 3 gjigantë për të zëvendësuar argjentinasin

380
Sigal

Krisja ndërmjet Interit dhe Icardit është totale, një fund i pashmangshëm, çka ka bërë që drejtuesit zikalter të mendojnë për zëvendësuesin e argjentinasit. Inter ka gjetur akordin me Duvan Zapata, por sulmuesi i Atalantas nuk është emri i vetëm në listën e Marottas dhe Ausilios.

Edin Dzeko është gjithashtu një emër i cili prej kohësh pëlqehet në ambientin ziklatër, mbi të gjitha do të ishte një operacion me kosto të ulët pasi boshnjakut i skadon kontrata në vitin 2020. Surprizë është emri i Romelu Lukaku i cili ka vendosur të prishë marrëveshjen me Man.United. Belgu ka përfunduar në bankinë pas ardhjes së Solskjaer, në këto kushte do të përpiqet të ndryshojë ambient në fund të sezonit.

Pak ditë më parë emri i Lukakut ishte në listën e Juventusit por largimi i Icardit i jep më shumë përparësi Interit, do të kenë më shumë para për të shpenzuar dhe një vend bosh në majën e sulmit. United investojë 80 milion euro për gjigandin belg në verën e 2017, por në këto momente do të ishin të gatshëm të bënin shumë kosto duke parë që Lukaku është thjeshtë një alternativë luksi.