Arturo Vidal tek Barcelona është bërë. Sipas ‘Sport’, kiliani ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Bayern Munich dhe është gati të fillojë një aventurë të re në Spanjë.

Për ish-yllin  e Juventusit, interes kishte shfaqur dhe skuadra italiane e Interit, por drejtuesit blaugrana janë treguar më të qartë në këtë pistë duke bërë ofertën e duhur për arkat bavareze.

Në këto kushte, Vidal do të kryejë seancën e fundit me shokët e tij tek Bayern, që të shtunën do të përballet me Manchester United , dhe pastaj do të drejtohet në hotelin që strehon ekipin e Barcelonës.

Kështu Vidal bëhet blerja e katërt e Barcelonës, pasi firmës me  Arthur, Lenglet dhe Malcom.