Casillas pranon trabsferimin në Portugali, i thotë po portos

413
Tashmë është arritur edhe marrëveshja mes Portos e portierit spanjoll Iker Kasijas, i cili ka pranuar transferimin në Portugali. Një arsye që e ka bindur është se distanca mes Portos e Madridit është më pak se 600 km, që do të thotë se portieri mund të kthehet shumë shpesh në Spanjë.
Ndërkaq, mësohet se vendimtare ka qenë edhe një bisedë me trajnerin spanjoll të Portos, Hulen Lopetegui. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund, sepse Kasijas ka edhe dy vjet kontratë në Madrid. Në këto dy vjet, ai duhet të marrë thuajse 15 milionë euro neto, ndërkohë që te Porto lojtari më i paguar është Tejo, me 2.5 milionë euro në sezon.
Për pasojë, Porto e ka bërë të qartë se nuk mund t’i paguajë portierit rreth 7 milionë eurot aktualë që ka në kontratë dhe e vetmja zgjidhje është që Real Madridi të paguajë 4-5 milionë euro në sezon, zgjidhje që në fakt nuk i pëlqen aspak Realit.
Sigal