Casillas pëson atak kardiak, dërgohet me urgjencë në spital

504
Sigal

Një lajm shokues është raportuar për ish-porterin e Realit të Madridit dhe të përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas, aktualisht pjesë e Portos në Portugali. Sipas informacionet që vijnë nga mediat luzitane, 37-vjeçari është shtruar me urgjencë në një spital të qytetit Oporto, për shkak të një ataku kardiak.

Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm , ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.

Mësohet se Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale (informacionet janë të rezervuara). Pavarësisht relativizimit të situatës nga Porto, është e qartë që portieri i famshëm spanjoll e ka mbyllur sezonin, ndoshta edhe karrierën.