Casillas është i lumtur me kalimin te Porto

454
Santos Marquez pohon se Iker Casillas është i lumtur me marrëveshjen e arritur me Porton. Sipas agjentit të Casillasit, portieri ka arritur një marrëveshje me Porton dhe është i kënaqur me kushtet e ofertës së klubit portugez.
34-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje me vlerë 2.5 milionë euro në vit dhe një kontratë dy-vjeçare me opsion për të vazhduar edhe për një vit, dhe për këtë agjenti i tij është shprehur shumë i kënaqur.
“Ka një marrëveshje në mes të Portos dhe Casillas”, tha Santos Marquez për ‘La Sexta’. “Ai është i lumtur me marrëveshjen që është arritur”, tha për fund agjenti i portierit spanjoll. Casillas ka mbi 700 paraqitje me Realin dhe ka fituar 18 tituj.
Sigal