CAS: Shqiptarët i shpëtuan fatalitetit nga serbët e armatosur

468
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka konstatuar se kuqezinjtë kanë qenë shumë të rrezikuar nga huliganët serbë, që patën hyrë në fushë gjatë ndeshjes eliminatore ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, shkruan Zëri. Kështu thuhet në disa fragmente të vendimit të CAS-it, i cili atë takim të ndërprerë e regjistroi 0:3, për Shqipërinë.
“Incidentet e ndodhura në ndeshje ishin të një natyre serioze, dhe siç është vënë tashmë në dukje, ato kanë përfaqësuar kërcënim shumë serioz për sigurinë e lojtarëve dhe personat zyrtarë”, theksohet në arsyetimin e CAS-it, i cili futjen në fushë të tifozëve serbë e ka konsideruar si shumë shqetësuese.
“Paneli konstaton se veçanërisht serioze shqetësimin e shkaktuar nga tifozët serbë kur kanë pushtuar fushën dhe janë konfrontuar me lojtarët shqiptarë, ndërsa stafi i sigurisë nuk ka bërë rezistencë. Penali ka parashikuar një skenar, në të cilin tifozët serbë pushtuan fushën dhe kanë mundur të kenë qenë të armatosur me thika, shufra hekuri, apo me armë tjera të rrezikshme që kanë mundur t’u shkaktojnë lëndime të përhershme ose fatale futbollistëve të Shqipërisë”, theksohet në njërin nga fragmentet e vendimit të CAS-it, që i ka publikuar Federata e Futbollit e Serbisë.
Zëri raporton se duke i publikuar këto fragmente, shtëpia e futbollit serb ka thënë se vendimi i CAS-it ka qenë i padrejtë, pasi ai nuk është marrë duke u bazuar në fakte, por në paragjykime.
Sigal