CAS jep vendimin, titulli i sezonit 2015-2016 i rikthehet Skënderbeut

583
CAS ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës të FSHF-së duke i kthyer titullin e sezonit 2015-2016 ekipit të Skënderbeut.
Me këtë vendim shuhen shpresat e Partizanit për të fituar titullin në tavolinë, ndërsa Skënderbeu do të marrë edhe shpërblimin 100 mln lekë nga FSHF. Me këtë trofe Skënderbeu e çon në 7 numrin e kampionateve të fituar.
FSHF i hoqi titullin Skënderbeut për shkak të vendimit të UEFA-s në 2016 për të pezulluar me 1 vit Skënderbeun nga kompeticionet e saj si shkak i dyshimeve për trukim.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe klubi i Skënderbeut. Në postimin në rrjetet sociale shkruhet:



Sigal