Carlo Ancelotti i kujton presidentin të Napolit premtimin e pambajtur: “E kam në kontratë, dua të njoh Robert De Niro”

402
Sigal

I dyti në Serie A, jashtë Champions, por në garë për trofeun e Europa League, për Napolin e Carlo Ancelotti është një sezon pozitiv, edhe pse të ndjekësh një Juventus të pamundur akoma në kampionat është e vështirë.

Tekniku e di mirë formulën për të qenë i suksesshëm dhe e identifikon atë me Atletico Madrid: “Do të më pëlqente një Napoli në versionin Atletico Madrid: të bëjnë të luash keq, janë shumë të organizuar, agresivë: një futboll që më pëlqen”.

Me kampionatin praktikisht të pamundur për shkak të supremacisë bardhezi, ndoshta të fitojë Europa League është objektivi i vetëm, që rrjedh si një përgjegjësi e lindur nga fakti që Napoli në vitet e fundit ka shkuar shumë pranë fitores.

Por më parë, presidenti duhet të respektojë një kusht, që Ancelotti e tregon si kuriozitet: “Në kontratën me presidentin De Laurentiis, më ka premtuar një dhuratë: duhet të më organizojë një takim me Robert De Niro”.