Cana mund të largohet nga Lacio, babai: Kemi katër oferta në tavolinë

523
Kapiteni i kombëtares kuqezi, Lorik Cana po shikon mundësinë për t’u larguar nga ekipi i Seria A në Itali, Lacio. Qendërmbrojtësi shqiptar luan me Lacion që prej korrikut të vitit 2011, ndërsa më parë ka luajtur për PSG, Marsejën, Sandërlandin dhe Gallatasarain.
“Pas katër vitesh në ekip, është koha për të provuar një eksperiencë të re, edhe pse kontrata me Lacion nuk përfundon brenda 12 muajve”, është shprehur babai i Canës për gazetarët.
“Një vendim përfundimtar do të merret javën e ardhshme, pasi të shqyrtohen tre apo katër oferta që kemi në tavolinë. Do të jetë Loriku ai që do të japë zgjidhjen më të mirë.”
Sezoni që sapo u mbyll, Lorik Cana ka bërë 17 paraqitje me Lacion duke qenë kështu një zgjedhje e dytë për trajnerin, Stefano Pioli. Ndërsa një sezon më parë, Cana kishte 26 ndeshje.
Sigal