Cana i jep lamtumirën Lacios, kalon te Nantë

543
Tashmë nuk ka dyshime, e ardhmja e Lorik Canës do të jetë në Francë te skuadra e Nantes. “Lalaziosiamonoi.it” raporton se kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Lacio dhe tashmë do të rikthehet të luajë në kampionatin francez, por kësaj here te ekipi i Nantes.
Lojtari ka arritur akordin me klubin francez dhe është nisur drejt këtij vendi për të firmosur edhe kontratën. Cana do të ketë tashmë si shok skuadre edhe lojtarin tjetër të kombëtares, Ermir Lenjanin. 32-vjeçari mësohet se do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me ekipin e ri dhe do të vihet më pas menjëherë nën urdhërat e trajnerit.
Liga 1 nuk është e panjohur për Lorikun pasi ai më parë ka mbajtur veshur fanelën e PSG-­së dhe më pas të Marsejës ku ishte edhe kapiten.
Sigal