Cana: E padrejtë. Balaj: Më fal Platini për stolin që mu thye në kokë

510
Sigal

TIRANE – Futbollistët shqiptarë të cilët u bënë pre e dhunës së tifozë serbë në ndeshjen e 14 Tetorit, kanë reaguar për vendimin e UEFA-s, për të cilin nuk kanë nguruar ta quajnë të padrejtë! Kapiteni Cani është shprehur shkurt: Kjo nuk është drejtësi. Ndërsa sulmuesi Bekim Balaj i cili u godit me stol në kokë nga huliganët serbë që hynë në mes të fushës, zgjedh të bëjë ironi me presidentin e UEFA-s Michelle Platini: “Më fal për stolin që desh e theva me kokë”. Lojtarët kuqezi u bënë pre e dhunës së huliganëve serbë në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 Tetor në stadiumin “Partizani” në Beograd, pak momente pasi mbi stadium u valëvit flamuri me hartën e Shqipërisë së madhe.

Cana: Kjo nuk është drejtësi
Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, e ka komentuar fare shkurt vendimin e Komisionit Disiplinor të UEFA-s. 

“Kjo nuk është drejtësi”, ka shkruar Cana në profilin e tij në ‘Facebook’, disa orë pasi u zyrtarizua vendimi i UEFA-s që ndeshjen e ndërprerë në Beograd, e cila shkoi në favor të serbëve. 

Balaj: Më fal Platini për stolin që desh e thyeva me kokë
Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-s që i dhuroi Serbisë fitoren me rezultat zyrtar 3:0, për duelin e ndërprerë në Beograd.

Balaj, i cili u godit me stol në kokë nga një huligan serb, në mënyrë ironike e falënderoi presidentin e UEFA-s, Michel Platini, për vendimin.

“Më fal Platini për stolin qe desh e thyeva me koke, bravo Uefa”, ka shkruar Balaj në Facebook.