Bylisi fiton një “betejë” me moçalin e Kuçovës, i afrohet Tiranës

651
U luajtën dje tre ndeshjet e tjera të javës së 17-të të Kategorisë së Parë, dy në Grupin A dhe një ndeshje në Grupin B. Duke e nisur nga kjo e fundit, e cila u luajt në Kuçovë mes Naftëtarit e Bylisit. Së pari duhet thënë se është luajtur në një terren të rënduar nga reshjet, shpesh duke dalë edhe nga natyra e futbollit të vërtetë. Për Bylisin ka qenë edhe një fitore shumë e vuajtur, pasi ajo ka ardhur në minutën e 95-të, kur Semiao Granado shënoi atë gol të “artë”, i cili i jep tri pikë shumë të vlefshme në luftën për kreun e renditjes. Ndërsa Naftëtari, edhe pse shënoi që në fillim me Samet Gjokën dhe e sfidoi terrenin e rënduar, aty ka parë “ëndrrën” e mbijetesës. Por kjo zgjati deri në minutën e 72-të, kur Shoshi barazoi rezultatin. Barazimi dukej se nuk do ta kishte të gjatë, pasi përpos terrenit të fushës, të dyja skuadrat e kërkuan shpesh golin, por atë e gjeti vetëm Bylisi, që tashmë është vetëm 2 pikë larg Tiranës së vendit të parë në renditje. Në dy ndeshjet e Grupit A, Dinamo fitoi 2-1 me Tërbunin, duke u ngjitur në vendin e katërt, dhe po kështu ka qenë edhe për Vllazninë B, në fitoren ndaj Erzenit.
Rezultatet-Java e 17-të
GRUPI A
Të shtunën, 23 shkurt 2018 
Korabi-Besëlidhja 1-0
Kastrioti-Besa 0-1
Egnatia-Burreli 1-0
Të dielën, 24 shkurt 2018
Vllaznia B-Erzeni 1-0
Dinamo-Tërbuni 2-1

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 17 41
2. Egnatia 17 29
3. Erzeni 17 26
4. Dinamo 17 24
5. Korabi 17 23
6. Besëlidhja 17 21
7. Vllaznia B 17 19
8. Besa 17 18
9. Tërbuni 17 17
10. Burreli 17 16
Rezultatet-Java e 17-të
GRUPI B
Të shtunën, 23 shkurt 2018 
Pogradeci-Shkumbini 3-0
Iliria-Turbina 3-2
Shënkolli-Tomori 3-0
Apolonia-Tirana 0-0
Të dielën, 24 shkurt 2018
Naftëtari-Bylis 1-2

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 17 42
2. Bylis 17 40
3. Apolonia 17 30
4. Pogradeci 17 27
5. Iliria 17 25
6. Tomori 17 23
7. Shënkolli 17 23
8. Turbina 17 12
9. Shkumbini 17 12
10. Naftëtari 17 8
Sigal