Burim Kukeli “fut” në sherr drejtuesit e Cyrihut

580
Sigal

Burim Kukeli vlerësohet si një blerje e vlefshme verore e Cyrihit, madje mesfushori shkatërrues i Kombëtares shqiptare po përdoret si një “as nën mëngë” në mbrojtjen që po bën drejtori sportiv i klubit zviceran, Fredi Bikel, pas debateve të forta që ka pasur me presidentin. Ansilo Kanepa. Madje mediat zvicerane bënë fjalë për një “përpjekje puçi” të drejtorit Bikel ndaj presidentit, pas dorëheqjes së zëvendëspresidentit Gregor Gerber. Në të vërtetë, klima e tensionuar në klubin e Kukelit ka ardhur pas rezultateve jo të mira, dhe në qendër të akuzave sigurisht që përfundoi drejtori Bikel, njeriu përgjegjës për merkaton. Në fakt, sipas komenteve të specialistëve zviceranë të futbollit, Bikeli ka bindur me transferimet e fundit. Pikërisht, Burim Kukeli ishte një nga tri blerjet verore të Curihut, dhe paraqitjet e tij të deritanishme kanë qenë bindëse, çka meritoi dhe ftesën dhe një vend në Kombëtaren shqiptare (katër ndeshje zyrtare). “Ajo që ne çfarë bëmë gjatë merkatos verore, do të doja që ta bëja sërish. Unë qëndroj prapa çdo transferimi”, -tha Bikel, duke përmendur kosovarin Burim Kukeli, zviceranin Mario Gavranoviç dhe maqedonasin Adis Jahoviç. Cyrihu ndodhet në vendi e gjashtë të Superligës zvicerane, duke rrezikuar kështu dhe shanset për të luajtur sezonin e ardhshëm në Europë. “Ne kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk ishim një ekip i mirë”, – deklaroi Bikel për televizionin zviceran “Shvajcer Fernzehen”. “Ne kemi një ekip të mirë dhe lojtarë të mëdhenj, por deri tani nuk kemi arritur ta tregojmë vlerën tonë”, – shtoi Bikel. Të shtunën, Cyrihu do të luajë kundër Servete.