Bundesliga – Mërgim Mavraj shpallet njeriu i momentit

32
Mërgim Mavraj është njeriu i momentit, qoftë në kombëtare por edhe tek ekipi i tij, Këlni. Paraqitjet e Mërgimit në këtë edicion në Bundesligë kanë rënë në sy të të gjithë specialistëve të futbollit, sidomos ato të gjermanisë. Ekspertët e futbollit në kampionat e kanë përzgjedhur shqiptarin në ekipin ideal të lojtarëve surprizë të këtij sezoni.


Para fillimit të sezonit në faqen zyrtare të “Bundesligës” janë përshkruar edhe pritshmëritë që ata kishin për lojtarin.

“Lojtari i kombëtares shqiptare humbi 20 ndeshje në sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe u desh të shihte se si Dominik Maroh dhe Dominik Hainz formuan një dyshe të fortë në qendër. Pas vendit të 9 mjaft solid të vitit të kaluar, kishte një pikëpyetje të madhe rreth pozicionit të Mavrajt në formacionin titullar. Edhe nëse Këlni do të përsëriste një sezon pa rënie nga kategoria, nuk ishte e qartë nëse ai do të siguronte një vend në fillimin e sezonit”, – citohet nga faqja zyrtare e “Bundesligës”. Gjithashtu thuhet se “Mavraj është një nga katër lojtarët që nuk ka humbur asnjë sekondë lojë në ecurinë surprizë të Këlnit. Deri më sot, vetëm Bajerni ka pësuar më pak gola se sa skuadra që mban vendin e 6 në renditje dhe një rol mjaft të madh në këtë arritje e ka edhe shqiptari me paraqitjet e tij shumë të mira”.