Bum transferimesh të lojtarëvë shqiptare

465
Sigal

Cikalleshi në Kroaci. Balaj në Çeki, Bicaj në Iran e Andi Lila rinovon me PAS Janinën

Lojtarët e Komëbtares shqiptare kanë lëvizur në destinacion të ndryshme gjatë merkatos verore. Kështu, sulmuesi Sokol Cikalleshi nis zyrtarisht aventurën në Kroaci me klubin RNK Split, atje ku në sezonet e fundit kanë luajtur edhe Emiljano Vila, Arbër Abilaliaj. Kavajasi firmosi një kontratë 3-vjeçare. Cikalleshi u prezantua përpara mediave nga drejtori teknik i klubit, Toni Bashiç, duke u bërë emri me më shumë peshë në merkaton e kësaj vere për shoqërinë kroate. 23-vjeçari luajti sezonin e kaluar me Kukësin, duke e ndihmuar skuadrën verilindore të dilte nënkampione. Cikalleshi u aktivizua në aktivizua 30 ndeshje duke shënuar 22 gola. Sulmuesi i nuk do të aktivizohet në ndeshjet e Europa League te skuadra kroate deri në fazën e grupeve ku nëse kualifikohet, atëherë trajneri Ivan Matiç do ta ketë në dispozicion. Cikalleshi është aktivizuar në ndeshjen europiane të Kukësit, prandaj prania e tij në fushën e lojë bllokohet nga rregullorja e UEFA-s. Me fanellën e skuadrës veriore, sulmuesi u aktivizua 30 ndeshje duke shënuar 22 gola. Një tjetër lëvizje e kësaj vere ishte dhe transferimi i sulmuesit Bekim Balaj te skuadra çeke, Slavia Pragës. Shkodrani ishte pjesë e Spartës dhe u huazua sezonin e kaluar nga polakët e Jagiellonias. Bakaj firmosi një kontratë dyvjeçare që bëhet e ditur është se marrëveshja është arritur për dy vjet me mundësi vazhdimi. “Jemi të vetëdijshëm se kemi pasur probleme në fazën ofenzive, Primare mbetet shënimi i golave dhe besojmë se ardhja e Balajt është një përforcim shumë i madh për klubit” ka thënë drejtori sportiv i Slavia Pragës, Karol Kisel. Andi Lila ka vazhduar kontratën me skuadrën e Pas Janinës në futbollin helen. Mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila, ra dakord që të firmosë për tri vite të tjera. “Janina është familja ime, ndaj edhe pas sugjerimeve të shumta dhe fakti se nuk më bindnin ofertat e tjera, mendova që të qëndroj te ky klub”, ka theksuar vetë Lila. Aventura e mbrojtësit Ditmar Bicaj me Kukësin ka zgjatur vetëm në dy ndeshjet e turit të parë të Ligës së Europës, pasi lezhjani është transferuar në Iran, ku ka firmosur një kontratë dy vjeçare me skuadrën e Traktor Sazi. Bicaj më parë ka luajtur në kampionatin bullgar.

 Shqipëria humbet një vend në FIFA

 Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi një pozicion në renditjen mujore të FIFA-s, duke qenë tani në vendin e 67-të me 444 pikë, po aq sa Izraeli. Kombëtarja kuqezi që disa javë më parë regjistroi dy humbje dhe një fitore në miqësoret me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon, zbret në vendin e 67-të, me 444 pikë në total nga 494 që numëronte rreth një muaj më parë. Para Shqipërisë ndodhet Afrika e Jugut (66) me 450 pikë. Në renditjen kontinentale, UEFA, Shqipëria ndodhet në vendin e 32-të, midis Polonisë (31) dhe Izraelit (33). Përsa u përket kundërshtarëve të grupit eliminator, Armenia mban vendin e 41-të, ndërsa Serbia të 31-in.

 Spanja rrëshqet në vendin e 8-të. Anglia, e 20-ta, pozicioni më i keq në 18 vitet e fundit

 Gjermania, pas 21 vjetësh numri 1 në Botë

 Pas fitores së Kupës së Botës, Gjermania u rikthye për herë tq parë pas 21 vjetësh në krye të renditjes botërore të FIFA-s. Gjermania ndiqet nga Argjentina e Lionel Mesit, vendi i dytë në Botërorin e Brazilit, që nga ana e saj ngjiti tre vende në raport me muajin paraardhës. Holanda ngjiti 12 vende, duke e parë veten tashmë në vendin e tretë. Kolumbia e golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës, Hames Rodriguez, ndodhet në vendin e katërt, përpara Belgjikë dhe Uruguait. Brazili u rrëzua me katër vende dhe tani ndodhet në vendin e shtatë. Ish-kampionia e Botës, Spanja, rrëshqiti shtatë vende duke u pozicionuar në të tetin. Zvicra dhe Franca mbyllin dhjetë vendet e para. Kosta Rika, pas paraqitjes dinjitoze ngiti 12 vende njëherësh dhe tani pozicionohet në vendin e 16-të. Anglia ndodhet në vendin e 20-të, pozicioni i saj më i keq në 20 vitet e fundit. Në përllogaritjen e renditjes së re u morën parasysh 111 ndeshje ndërkombëtare “A”, 64 prej të cilave ishin ato të Kupës së Botës, ndërsa 46 miqësore dhe një kualifikuese kontinentale e konfederatës së Amerikës Qendrore e Veriore, CONCACAF.

RENDITJA E FIFA-s

PËR MUAJIN KORRIK

1. Gjermania (+1)

2. Argjentina (+3)

3. Holanda (+12)

4. Kolumbia (+4)

5. Belgjika (+6)

6. Uruguai (+1)

7. Brazili (-4)

8. Spanja (-7)

9. Zvicra (-3)

10. Franca (+7)

11. Portugalia (-7)

12. Kili (+2)

13. Greqia (-1)

14. Italia (-5)

15. SHBA (-2)

16. Kosta Rika (+12)

17. Kroacia (+1)

18. Meksika (+2)

19. Bosnja (+2)

20. Anglia (-10)

Hapet gara për futbollisti më të mirë në Europë

 UEFA zyrtarizoi listën e reduktuar me 10 kandidatët që mbeten në garë për çmimin “Futbollisti më i mirë në Europë” për sezonin 2013-2014, ku katët prej tyre janë lojtarët të Bajernit të Munihut.  Në garë për nderimin e rëndësishëm individual këtë vit janë sipas rendit alfabetik, Diego Kosta, sulmuesi që u shpall kampion në La Liga me Atletikon dhe tashmë është transferuar te Çelsi. Angel Di Maria, kampion i Europës me Realin e Madridit, Hames Rodriguez, sulmuesi kolumbian i Monako që i mahniti të gjithë në Botërorin e Brazilit, Kampioni i Botës Philip Lahm, kapiten i Gjermanisë dhe Bajernit të Munihut, ylli i Barcelonës dhe Argjentinës Lionel Mesi, Tomas Myler goleador i spikatur i Gjermanisë në Botëror dhe pikë e fortë e Bajernit të Mynihut, “Doreza e Artë e Botërorit” dhe gardiani i portës së Bajernit Manuel Neuer, Arjen Roben, futbollisti i Bajernit që u shfaq në kulmin e formës së tij në Brazil me Holandën, Kristiano Ronaldo, portugezi që u kthye shpejt nga Brazili por ishte protagonist i “La Decimas” me Realin e Madridit si dhe Luis Suarez, uruguaiani që ndau “Këpucën e Artë” me Ronaldon për finalizimet e tij me Liverpulin, aktualisht i transferuar te Barcelona. Të 10 këta futbollistë tashmë shkojnë një raund të dytë votimi, i cili do të prodhojë tre kandidatët finalistë që do të shpallen në datën 14 gusht, ndërsa fituesi do të marrë çmimin individual në 28 gusht në Monako, gjatë shortit të fazës së grupeve për sezonin e ardhshëm të Champions League. Ky sezon shënon edicionin e katërt të këtij çmimi individual, me iniciativën e Presidentit të UEFA-s Mishel Platini.

Fituesit

 Tre edicionet e para të çmimit “Futbollisti më i mirë në Europë” janë fituar respektivisht nga Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe Frank Ribery.

Kandidatët

 • Diego Kosta (Spanjë, Atletiko de Madrid)

• Angel Di María (Argjentinë, Real Madrid)

• Hames Rodriguez (Kolumbia, Monako)

• Filip Lahm (Gjermani, Bajern Munih)

• Lionel Mesi (Argjentinë, Barcelona)

• Tomas Myler (Gjermani, Bajern Munih)

• Manuel Nojer (Gjermani, Bajern Munih)

• Arjen Roben (Holandë, Bajern Munih)

• Kristiano Ronaldo (Portugali, Real Madrid)

• Luis Suarez (Uruguai, Liverpul)