Bujar Tafaj, “gardiani” i Tiranës së viteve 60-të

1398
Sigal

DOSSIER / 70-të vjetori i një portieri, që e mbrojti me besnikëri portën e bardhebluve

Në kryeqytetin e viteve 50-të të shekullit të kaluar, ku luhej aq shumë futboll dhe jehona e Shqipërisë Kampione e Ballkanit më 1946 nuk ishte shuar ende, jeta e Bujar Tafajt, këtij përfaqësuesi të një prej familjeve më të hershme tiranse, nuk kish si të bënte përjashtim nga ajo e bashkëmoshatarëve. Pra, do të niste atje, me shokët pas rendjes së një topi prej lecke, nëpër rrugicat me kalldrëm të mëhallës. Më pas do të vijonte mes britmave gazmore në ndeshje apo “spito” (si i quanin në atë kohë) me dy porta të vogla në oborret e shkollave “4 Dëshmorët”, “Misto Mame”, “Kongresi i Përmetit” e “Siri Kodra” mes të cilave ndodhej shtëpia e tij. Fillimisht si të gjithë donte ta mbante topin nëpër këmbë, të driblonte shokët dhe natyrisht të shënonte gola. Por, një ditë papritmas u gjend mes dy gurëve të portës, ku u shqua për pritje të guximshme dhe reflekse të mirëfillta. {‘ka bëri që në ndeshjet e ardhshme, shokët t’i kërkonin me ngulm të ruante portën. Dhe ai nuk ua prishi, pa i shkuar aspak nëpër mend, që nga ai çast e ardhmja e tij në lojën e futbollit do të ishte përfundimisht aty, mes kuadratit të portës. Madje, këtë gjë ia ngulitën e ia përforcuan edhe më shumë dy trajnerët e tij të parë mjeshtrit Osman Caslli e Remzi Bulku, që e inkuadruan në ekipin e futbollit të Tiranës në vitet 1957 e 1959 në dy spartakiadat e përvitshme kombëtare të pionierëve. Ku sigurisht falë edhe aftësive të portierit 13-vjeçar Bujar Tafaj, ekipi i pionierëve të Tiranës u shpall dy herë radhazi kampion i vendit.

        Pas këtyre sukseseve, Bujar Tafaj edhe pse në moshë ende të njomë inkuadrohet në radhët e ekipit e futbollit të të rinjve të Pallatit të Pionierëve të Tiranës. Trajneri i njohur, qëmtuesi i sa e sa talenteve “Mjeshtri i sportit” Osman Caslli, që e drejtonte në atë kohë ekipin, kishte konstatuar tek djaloshi fjalëpakë e punëshumë që nuk dinte të mburrej asnjëherë me atë [ka bënte, një “gardian” të talentuar, që do të dinte ta ruante me besnikëri portën e skuadrës bardheblu. Dhe syri i “njeriut të sportit” (kështu njihet ndër shokë e miq i paharruari Osman Caslli) kishte qëlluar në shenjë. Me Bujar Tafajn në portë ekipi i të rinjve të “Pallatit të Pionierëve”, dominoi deri në vitin 1963 kampionatin shqiptar të futbollit për të rinj. Kujtojmë që në atë kohë në kampionatin e të rinjve, klubin bardheblu e përfaqësonin dy ekipe “Pallati i Pionierve” dhe “17 Nëntori”.

        Fill pas këtij momenti Bujar Tafaj u inkuadrua në ekipin e të rriturve të Tiranës, që drejtohej nga i madhi Myslym Alla. Kanë kaluar vërtet shumë vite, por ajo ditë e largët e atij viti kur, bardheblutë vetëm pak kohë më parë më 8 prill 1963 kishin arritur të fitonin të parin trofe të pas luftës së dytë botërore, Kupën e Shqipërisë, nuk i është shqitur ende nga kujtesa. Portën e Tiranës së asaj kohe e mbronte i mirënjohuri Met Metani dhe Esad Beliu. Të dy portierë me eksperiencë, të cilët i ofruan me shumë dashamirësi ndihmesën e tyre për rritjen e cilësisë sportive.  Por, për fatin e keq qëndrimi pranë ekipit të parë qe shumë i shkurtër. Për shkak të shërbimit ushtarak, Bujarit iu desh ta lërë Tiranën dhe dy sezone me radhë i shërbeu ekipit “Ylli i kuq” i Pogradecit.

        Vërtet ndodhej në Pogradec, por zemra e mendja e tij gjatë gjithë kohës ishin në Tiranë. Koha kaloi shpejt dhe Bujari u gjend sërish atje tek stadiumi i “Qytetit të nxënsave” si[ quhej në atë kohë sot kompleksi sportiv “Skënder Halili” mes futbollistëve të “Tiranës” së “Artë” të viteve 60-të. Ishte ai grup djemsh të talentuar dalë nga “fidanishtja” e Xhavit Demnerit, tashmë nën komandën e Myslym Allës, i cili kishte ndërtuar strategjinë për shembjen e hegjemonisë “Partizani-Dinamo”, që ndër vite kishte dominuar kampionatin shqiptar.

        Kështu në sezonin 1964-1965 “Tirana” e Skënder Halilit, Fatmir Frashërit, Ali Memës, Perikli Dhales, Pavllo Bukovikut, Osman Memës, Luigj Byty[it, Josif Kazanxhiut, Niko Xha[kës, Skënder Hykës, Bahri Ishkës, Gëzim Kasmit, Aurrel Verrisë, Tomor Gjokës, Rexhep Bathores etj., pas fitores 1-0 në javën e fundit të kampionatit me golin spektakular të Ali Memës në stadiumin “Dinamo” në përballjen me “Flamurtarin: e Vlorës, “Tirana” fiton titullin e parë kampion (pas luftës), që për nga radha faktikisht ishte i shtati. Në sezonin tjetër 1965-1966, ku në rolin e “gardianit” të portës bardheblu ndodhej Bujar Tafaj rrugëtimi i bardhebluve në kampionat qe edhe më i bukur. Themi kështu, sepse deri në javën e fundit atyre nuk iu nda rivali i përjetshëm “Partizani”, që në atë kohë kishte në përbërje: Panon, Jasharin, Shllakun, M.Jankun, Deliallisin, S. Gjikën etj., madje kur kampionati uli siparin dy ekipet i gjeti me pikë të barabarta, Kështu më 8 qershor 1966, pra 48 vite më parë në “Qemal Stafa” u luajt finalja “Tirana”-“Partizani”, ku pas një loje dramatike fitorja i buzëqeshi Tiranës 2-1(gola të Ishkës e Xhaçkës për bardheblutë dhe Jasharit për të kuqtë). Padyshim, në këtë arritje kontributi i Tafajt ishte shumë i madh.

        Sezonin tjetër 1966-1967 ecuria e bardhebluve me Bujar Tafajn në portë, qe vërtet e shkëlqyer. Madje titulli kampion ishte siguruar tri javë përpara përfundimit. Rivalët e përjetshëm të kuqtë e “Partizanit” ndodheshin disa pikë më poshtë se bardheblutë. Por, në derbin e tyre të 24 qershorit 1967, që u fitua 2-1 nga Tirana për shkak të disa incidenteve që ndodhën pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes mes futbollistëve. Të dyja skuadrat, një vendim absurd i kryesisë së FSHF së asaj kohe, i përjashtoi nga kampionati. Duke i mohuar “Tiranës” me të padrejtë një titull kampion, që ende nuk është abroguar nga institucioni i futbollit shqiptar.

        Kampionati i vitit 1968, për shkak të ndodhive të një viti më parë u zhvillua çuditërisht në periudhën pranverë-vjeshtë. Dhe “gardiani” Bujar Tafaj në roje të katërkëndorit bardheblu do të kontribuoj ndjeshëm në të gjitha ndeshjet, paharruar sigurisht takimin e javës së fundit në Lushnje me “Traktorin” vendas. Një përballje dramatike luajtur më 28 dhjetor 1968, që përfundoi 2-1 me gola të Ishkës e Byty[it për kryeqytetasit dhe Xhoxhit për vendasit, pas të cilit bardheblutë u sollën dashamirësve të tyre në kryeqytet titullin e nëntë. Ndërkohë në radhët e skuadrës janë evidentuar futbollistë të rinj të talentuar si Arben {ela, Durim Hatibi, Astrit Nurishmi, Alfred Gjoni e Mihallaq Konomi.

        Në sezonin 1969-1970 rrugëtimi i “Tiranës” drejt titullit të dhjetë kampion është i bukur, spektakolar dhe mjaft i sigurt. Fitoi 19 ndeshje, barazoi 6 dhe humbi vetëm 1, në Tiranë me “Skënderbeun” 0-1, përfundimisht grumbulloi 44 pikë kundrejt 38 të “Partizanit”, që u rendit i dyti. Dhe në këtë titull kontributi i Bujar Tafajt në roje të katërkëndorit bardheblu është jashtëzakonisht i madh. Këtë e dëshmon golaverazhi 56-10 (+46) “Tiranës” vërtet unikal. Pësimi i 10 golave në 26 ndeshje, me mesatare 0,4 % gola për ndeshje flet qartë për këtë dhe dëshmon për formën shumë të mirë sportive që ka treguar në atë periudhë Bujar Tafaj “gardiani” i “Tiranës” së “Artë” të viteve 60-të, që ka mbetur nostalgjike në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta përjetonin.

        Bujar Tafaj e ka mbrojtur portën e “Tiranës” edhe në 12 takime ndërkombëtare zyrtare e miqësore në kupat e Ballkanit ndaj ekipeve me emër si “Rapid” i Bukureshtit, “Ceromore” e Varnës (Bullgari), “Beshiktash” i Stambillit etj., në turne miqësor në Algjeri, Rumani etj. Në vitin 1971 ai e ndërpreu aktivitetin sportiv dhe iu përkushtua profesionit të tij të mjeshtrit mekanik në ofiçinën e tregtisë i specializuar edhe me dy vite në nivel universitar. Por, rruga sportive e Bujar Tafajt nuk është ndalur ende, Në vitet 2000 ai spikat ndër bilardistët më të shquar të vendit, në kampionatet e të cilëve tashmë kryen detyrën e gjyqtarit.

“Dinastia” e sportistëve TAFAJ

 Në gjirin e familjes së nderuar tiranse Tafaj, e cila sipas të dhënave daton të jetë vendosur me banim në Tiranë 330 vite më parë, bëjnë pjesë personalitete të shquar në të gjithë fushat e jetës. Në mënyrë të veçantë mes pjesëtarëve të këtij fisi të hershëm autokton spikasin sportistët, që përbëjnë një “dinasti” të vërtetë. Kështu juristi i shquar noteri i parë shqiptar Jonuz Tafaj është ndër pjesëtarët e grupit nismëtar për themelimin e Sportklubit “Tirana” më 15 gusht 1920. Pas tij radhiten dy portierët e njohur Bujar e Gut Tafaj, që u pasuan më vonë në këtë post nga i biri i Gutit, Glendi. Mesfushori Alban Tafaj, fillimet i pati te “Partizani” por, nga 1997 e deri më 2006 në radhët e “Tiranës” fitoi pesë tituj kampion dhe në sezonin 2008-2009  ftoi një titull si trajner. Mimika spikati si atlete rekordmene në vitet 50-të. Genc Tafaj volejbollist i dalluar i “Tiranës” së viteve 70-80 -të. Lindita pigpongiste, Arbeni peshëngritës rekordmen, Iliri mundës, Ilda volejbolliste, Endri e Fatjon ish-futbollistë të Partizanit.

 

Foto 2 “Tirana” kampionia e pazyrtarizuar  ende e sezonit 1966-1967 nga e majta ne të djathte. M. Alla (trajner) E. Shehu (zv. trajner) F. Frashëri, B. Tafaj, J. Kazanxhi, A. Gjoni, L. Byty[i, G. Kasmi, P. Bukoviku, O. Mema, S. Hyka, B. Ishka, N. Xha[ka. Kjo foto është realizuar në stadiumin e “Qytetit të nxënsave” sot “Skënder Halili”. Botohet për herë të parë, dhe është bërë në korrik 1967, atë ditë kur “Dinamos” në “Qemal Stafa” i jepej titulli kampion.

Skeda

Emri: Bujar

Mbiemri: Tafaj

Datëlindja: 31 maj 1944

Vendlindja: Tiranë

Roli: Portier

Ekipet: 1959-1963 të rinjtë e Tiranës, 1963-1964 “Ylli i kuq” i Pogradecit dhe nga 1964 deri më 1971 me Tiranën.

Kampion i Shqipërisë: tre herë në sezonet 1965-1966, 1968 dhe 1969-1970

Fitues në Spartakiadën e dytë Kombëtare: 1969