Bujar Kapexhiu hedh në telajo Ramën me Finon

368
Dje, pas ceremonisë së nisjes së punimeve të zyrave të reja të FSHF-së, Kryeministri Edi Rama iu drejtua punimeve të Kuvendit. Por, gjatë zhvillimit të tyre, kamerat dhe fotografët kishin kapur një moment të veçantë, ku Kryeministri bisedon nga afër me Bashkim Finon, kandidat për President në FSHF. Karikatura e Bujar Kapexhiut e “zbërthen” këtë bisedë, e cila është domethënëse në këtë situatë, ku ai e ka “ledhatuar” kryeministrin e Finon, duke lënë të kuptohet se Rama, pasi i ka marrë të gjitha, kërkon të komandojë edhe FSHF-në.