Bufon do bëhet “shqiptar” në një emision televiziv

Moderatorja e njohur Arbana Osmani, ka shfrytëzuar momentin e ndeshjes Shqipëri-Itali, për të dhënë lajmin e fundit. Kështu, sipas saj në rrjetin social Facebook, një nga portierët më të dashur në botë, Xhixhi Bufon do të bëhet pjesë e programit të drejtuar prej saj, “Dua të bëj të lumtur”. Programi fillon së shpejti, por Arbana nuk na ka zbuluar asnjë detaj për pjesëmarrjen e Bufon-it në këtë emision.