Bufon: Bravo Strakosha, shqiptarët…

191
Portieri i Italisë Xhanluixhi Bufon ka dhënë një koment shumë të shkurtër. Fillimisht ai është pyetur për ndeshjen e tij të 1 mijtë që rezultoi të ishte ajo ndaj Shqipërisë.

“Është një kënaqësi të arrish në këto nivele. Gjithmonë kam punuar dhe jam përpjekur të jap maksimumin. I falënderoj edhe shqiptarët për përgëzimet që më kanë bërë. Jemi dy popuj që na kanë bashkuar shumë gjëra dhe kemi shumë lidhje me njëri tjetrin.”

Strakosha?
“E kam parë edhe ndeshjet e Seria A. Ai po bën një paraqitje shumë të mirë edhe te Lazio kur nuk luan Marketi. Është një djalë i ri që ka mundësinë të rritet dhe të përmirësohet”- e mbyll Bufon. 
Sigal