Buffon një “superman”, statistika të “frikshme” në Champions League

548
Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon po shkëlqen edhe pse në moshën 39 vjeçare. Në ndeshjen ndaj Barcelonës që Juventusi fitoi me rezultatin 3-0, Buffon e mbajti të paprekur portën e tij dhe ishte deçiziv dhe i saktë në çdo rast para portës së tij. Fenomenale ishte ndërhyrja e tij kur priti gjuajtjen e Iniestës, i cili ndodhej i vetëm përballë legjendës së portës së Juventusit. Gardiani i portës së skuadrës së Allegrit ka pësuar vetëm dy gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve, duke e mbajtur pesë herë portën e pa prekur. Tolisso i Lyon dhe Pareja i Sevillës janë dy futbollistët e vetëm që i kanë shënuar gol Buffon në Champions këtë sezon
Sigal