Buffon kthehet sot në portë, kërkon të thyejë dy rekorde të tjera

125

Nga Juve-Verona tek Juve-Verona. Nga lamtumira tek kthimi i befasishëm, sepse historia mes Buffon dhe bardhezinjve nuk ka qenë asnjëherë banale. Tashmë do të shkruhet sërish, në një kapitull të ri, teksa këtë pasdite, ai do të zbresë në fushë sërish në “Allianz Stadium”.

Buffon në fakt do të jetë titullar, dhenë të njëjtën kohë, do të synojë për të thyer dy rekorde. Ditën e sotme, portieri i Juventusit do të arrijë Paolo Maldinin në krye të listës së lojtarëve italianë me më shumë ndeshje për klube, 902 duke llogaritur ato të luajtur te Parma dhe Juveventus.

Objektiv do të jetë edhe rekordi absolut i i prezencave në Seria A, ku kryeson mbrojtësi i Milanit 647, ndërkohë që Buffon ka 640.

Image