Bruno Telushi titullar, fiton Sllaven Belupo

643
Skuadra kroate e Slaven Belupo, tashmë në përbërje ka edhe një shqiptar, ish-kapitenin e Flamurtarit Bruno Telushi. Së bashku edhe me Pero Pejiçin, sulmuesin e suksesshëm në Kategorinë Superiore, ai po kalon situata të mira te kjo skuadër. Në 4 ndeshje ka grumbulluar 9 pikë, duke qenë një nga skuadrat e kreut të renditjes, por fitorja e fundit 2-1 ndaj Cibalias së Vinkovcit, ishte ajo që i dha Telushit “paprekshmërinë” në formacionin titullar, i cili deri më tani i ka befasuar kroatët dhe po rezulton goditja e madhe në merkato. Ndërsa Pero Pejiç e nisi si zëvendësues këtë ndeshje, por duke parë se goli nuk po dukej, ai hyri në fushë në minutën e 46-të. Gjithsesi, për Sllaven vijnë ndeshje më të vështira, pasi kalendari e çon në dy transferta të vështira, me Hajdukut të Splitit dhe Dinamon e Zagrebit. Por, Telushi mbetet titullar i padiskutueshëm, një sukses që pritej ky për talentin e tij.
Sigal