Kampioni i trefishtë i Europës, peshëngritësi Briken Calja është nderuar nga Bashkia e Cërrikut me titullin “Ambasador i Paqes”. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetet sociale vetë 28 vjeçari që ka falenderuar institucionin vendor për vlerësimin.

Statusi i Calja:

Krenar dhe mirënjohës njëkohësisht për vlerësimin si Ambasador i Paqes i Bashkisë së Cërrikut. Nder i madh për mua që të jem në vijën e parë të përçimit të vlerave dhe paqes për atë çka përfaqësoj si sportist dhe si individ. Një motivim plus të cilin e vlerësoj shumë. Faleminderit!