Brezat e notit shqiptar sfiduan dimrin, dhe noti i nderoi Kampionët

1623
Sigal

NOT-VEPRIMTARIA/ Në pishinën e Resortit “Te Stela Sport Centër”, Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit dhe FSHN-ja, bënë që të “harrohet” moti i ftohtë dhe me reshje shiu

Nga Agron KAJA

Në ditë e shtunë shumë tërheqëse ka qenë ajo e 3 shkurtit 2018 në sportin e notit. Në Resortin “Te Stela”, në pishinën dimërore 25 m, u zhvilluan disa gara noti interesante. Aty nuk ishin djem e vajza të rinj, nuk kishte ndonjë kampionat i tyre, por se aty ishte një pjesë e vogël e asaj historie të madhe që noti shqiptar ka shkruar në vitet e tij, që nga muaji gusht i vitit 1933, kur edhe u organizua Kampionati i parë Kombëtar në Durrës. Të 13 garuesit që hynë në pishinë, e sfiduan dimrin për të nderuar kampionët ndër vite. Natyrisht që, këtë veprimtari e organizonin Shoqata Kombëtare e Veteranëve të Notit me mbështetjen e FSHN-së, dhe masat paraprake ishin shumë sportive. Një pritje në hollin kryesor të pishinave, bëri që pjesëmarrësit të takoheshin fillimisht jashtë ujit të pishinës. Pamë shumë përqafime, biseda e kujtime, sa që po të qëndroje gjatë mes tyre, do të dukej vetja si një ish-notar. Një histori me foto nga video projektori i Dritan Mezinit, i futi më shumë në emocione të gjithë pjesëmarrësit, madje edhe ata që ishin aty për të shoqëruar të afërmit e tyre në këtë veprimtari. Erdhën nga të gjitha moshat, por natyrisht nuk ishin të gjithë. Nga Saranda e Shkodra nuk munguan, nga Vlora e Durrësi ishin më aktivët në biseda, por edhe nga Tirana, ku vite më parë Partizani bënte “ligjin” në këtë sport. Programi i kësaj dite kishte mikpritjen, shpërndarjen e disa Certifikatave “Mirënjohje” për ish-notarët që nuk jetojnë më, e në fundin e tyre garat. Një drekë mes miqsh, i bëri bashkë të gjithë, dhe nuk munguan fotot, një traditë që i përket kohës së shkuar, por edhe së tashmes. Kështu u bashkuan këto vlera të notit shqiptar ndër vite, në një ditë si e shtuna e 3 shkurtit 2018, e cila nisi me mot të kthjellët, dhe u mbyll nën reshjet e shiut, ndoshta për ta bërë edhe më prekës këtë takim.

Agim Çiraku: Emrat e kampionëve të mëdhenj, frymëzim për të rinjtë

Në pozicion të
dyfishtë ka qenë Agim Çiraku në veprimtarinë “Noti nderon kampionët”. Së pari,
si President i FSHN-së, e së dyti, sikundër edhe i pëlqente atij, si një
ish-notar i Tiranës. Në përshëndetjen e tij, zoti Çiraku ka ndarë emocionet e
vlerësimet për këtë veprimtari. “Më lejoni së pari të flas si një ish-notar, jo
si President i FSHN-së. Më vjen mirë që, këtu në këtë pishinë të mrekullueshme,
po shoh emra të mëdhenj të notit shqiptar ndër vite. Për këtë veprimtari që më
sjell shumë emocione, e falënderoj Shoqatën Kombëtare të veteranëve të Notit
Shqiptar. Jo vetëm për ne veteranët, por edhe për brezat e rinj të notarëve
shqiptarë këto veprimtari duhet të kenë mesazhe të forta. Prej këtyre
rekordmenëve e kampionëve, ata të shohin historinë në pishinë, për ti çuar më
lart arritjet e tyre”, kështu theksoi në përshëndetjen e tij ish-notari i
Tiranës, Agim Çiraku, sot President i FSHN-së.

 13 veteranë

Ky ishte numri i
notarëve veteranë që hynë në pishinë, të cilët garuan në 5 gara të ndryshme

 

 KALENDARI
SPORTIV 2018

AKTIVITETET
KOMBËTARE

1. Kampionati
Kombëtar Dimëror i Fëmijëve në pishinë 25 m, 17-18 mars 2018.

2. Kampionati
Kombëtar Dimëror për të Rinj, të Rritur dhe veteranë në pishinë 25 m, 21-22
prill 2018.

3. Takim
Ndërkombëtar i Notit në pishinën 50 m, 8-10 qershor 2018 në Durrës.

4. Kampionati
Kombëtar i Fëmijëve në pishinën 50 m, 27-28 qershor 2018.

5. Kampionati
Kombëtar i të Rinjve, të Rritur e veteranë në pishinën 50 m, 12-13 korrik 2018.

6. Kupa e
Shqipërisë, 1-2 shtator 2018.

7. Maratona
Kombëtare, 9 shtator 2018.

8. Takim
Mbarëkombëtar i Notit në pishinën 25 m, 22-23 dhjetor 2018.

 Stavri
Bello, sekretar i KOKSH-it: Notarët gjithmonë kanë qenë shembull

Për Sekretarin e
Përgjithshëm të KOKSH-it, Stavri Bellon, “Noti nderon Kampionët” i dha ndjesinë
e një veprimtarie “kampione”, pasi sipas tij, si ish-sportist ndjen emocione në
të tilla evente. “Kjo është një veprimtari shumë e bukur, e cila duhet të
zhvillohet edhe nga sportet e tjera në vendin tonë. Janë emocione të mëdha kur
shikon historinë në pishinë, e do të thosha se notarët gjithmonë kanë qenë
shembull. Si ish-sportist, ndjehem dyfish në emocion, ndërsa në emër të
KOKSH-it, këtë veprimtari do ta stimulojmë, jo vetëm për vlerat e saj të
ndërthurjes së historisë me realitetin”, kështu theksoi në deklarimin e tij për
këtë veprimtari, Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello.

 

Notarët
që u nderuan me

“Certefikatë
Mirënjohje”

1. Idriz Muço

2. Albert Çakuli

3. Neli Aloçi

4. Esat Mamaca

5. Spiro Koça

6. Jani Hondro

7. Agim Levani

8. Thoma Papa

9. Ali Kadëna

11. Agron
Ismailati

12. Arben Kurani

13. Kristaq
Bekridheli

14. Janaq Murat

15. Hysni Bregu

16. Emin Gripshi

17. Arben
Jorgoni

18. Petrit
Caslli

19. Rrok
Shestani

20. Shuaip
Mehmeti

21. Ismail
Murriqi

22. Agron Ruvina

23. Kodrete
Kozmaj

24. Menduh Lishi

25. Taq Dafa