Brazilin e ndal edhe Nigeria

436
Sigal

Që prej fitores 3-1 në finale e Kupës së Amerikës Latine ndaj Perusë, Brazili e ka harruar shijen e fitores. Në një miqësore të zhvilluar këtë të diel ndaj Nigerisë, kampionët e Amerikës Latine janë ndalur në një barazim 1-1.

Nigeria shënoi e parë në minutën e 35 me Aribo, ndërsa reagimi i Brazilit erdhi 3 minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Casemiron, por vetëm kaq pasi ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.

Përveç rezultatit dhe lojës jo bindëse, një lajm i keq nga kjo ndeshje për “Selecaon” është edhe lëndimi i Neymar, i cili u detyrua të largohet nga fusha e lojës pas 12 minutave, duke i lënë vendin Coutinho-s.