Braziliani kërkoi të largohej, Monaco i transferon gruan në ekip për ta bindur

651
Mesfushori brazilian Fabinho raportohet se kishte kërkuar largimin nga Monaco, por klubi francez ka bërë gjithçka për ta bindur dhe si duket ia ka arritur.
Për të mos e lejuar largimin e 24-vjeçarit dhe për të mos parë një tjetër “yll” të ekipit të largohet klubi nga principata ka transferuar gruan e brazilianit, Rebeca Tavares, e cila do i bashkohet skuadrës së femrave.
Që prej fitimit të kampionatit francez, Monaco ka parë t’i ikin nga radhët e saj emra si Kylian Mbappe, Bernardo Silva, Benjamin Mendy dhe Tiemoue Bakayoko, megjithatë pritet për t’u parë se sa rezultative do të jetë kjo lëvizje e klubit të Principatës.

Imazh i ngjashëm
Sigal