Braziliani Dani Alvesh, lojtari me më shumë trofe në karrierë

538
Dani Alvesh është lojtari që ka fituar më shumë trofe në karrierën e tij si futbollist. Skuadra e PSG-së në Kampionatin francez ka arritur të fitojë Kupën e Ligës të Francës, me rezultatin 3-0, dhe ndeshja ndaj Monako e ka bërë mbrojtësin e djathtë me 36 trofe personalë. Ai parakalon në këtë garë Rajan Gigs të Mançester Junajtid, dhe King Daglish të Liverpulit, të cilët kanë fituar nga 35 trofe. Ndërkohë, Alvesh ka koleksionuar 23 trofe me Barcelonën, 5 me Seviljen, 2 me Juventusin, 2 me PSG, 3 me kombëtaren e Brazilit dhe 1 me Bahian në vendlindjen e tij në Brazil. Pas tij vijnë Maxuell me 35, Victor Baia 33 dhe Zlatan Ibrahimoviç me 32. Andres Iniesta dhe Leo Mesi të Barcelonës kanë fituar nga 30 trofe.
Sigal