Brazilianët fitojnë për herë të tretë dhe trofeun origjinal

651
Sigal

Meksikë 1970/ Revolucion përsa i përket rregullave të lojës. Italia në lot pas humbjes 4-1

Kampionati Botëror 1970 ishte i nënti për nga radha. Ai u organizua në Meksikë nga 31 maj deri në 21 qershor 1970. Ai ishte i pari i organizuar në Amerikën e Veriut dhe i pari i organizuar jashtë Europës dhe Amerikës së Jugut. Gjatë kualifikueseve morën pjesë 75 kombe nga gjashtë kontinentet. Meksika (vend organizator) dhe Anglia (kampion në fuqi) morën pjesë direkt.

Në finale merrni pjesë Italia, që e kishte fituar Botërorin në vitin 1934 dhe 1938, si dhe Brazili në vitin 1958 dhe 1962. Fati e solli që, finalja të diskutohej midis tyre më 21 qershor 1970, me Brazilin që fitoi 4-1 dhe bëri të vetin trofeun origjinal “Zhyl Rime”. Botërori solli një revolucion përsa i përket rregullave të lojës, pasi për herë të parë mund të ndërrohen lojtarët, qoftë kur dëmtohen qoftë kur luajnë keq, faktor që bëhet i domosdoshëm, po të marrim parasysh se Meksika e ndodhur më shumë se 2000 m mbi nivelin e detit, ka vështirësi të mëdha aklimatizimi. Pas disfatës në Angli, Brazili i markës së re i kryesuar nga legjendari Pele, me yje të tillë si Gerson, Tostao, Klodoldo, Karlos Alberto, Paulo Cesar e mbi të gjithë Zhairsinjo, është kandidati i parë për të fituar kupën. Nuk mbetet pas dhe  Gjermania Perëndimore, futbollistët e së cilës kërkojnë të marrin revanshin ndaj humbjes në “Uembli”. Dhe ia arrijnë qëllimit duke eliminuar në çerekfinale Anglinë. Nga ana tjetër Italia me një gol kundër Suedisë e dy barazime të bardha me Uruguain e Izraelin shpartallon në çerekfinale 4–1 Gjermaninë Perëndimore. Në gjysmëfinale ndodhet dhe Uruguai pas një goli fantazmë të shënuar me shtese loje në takimin me B. Sovjetik. Kjo ndodh pas një topi me shumë se një metër tutje vijës fundore pa u vënë re nga gjyqtari holandez Van Ravers. Në finale ndeshen Brazili dhe Italia. Kur Pele ende i aftë për të bërë mrekulli me një goditje të pamëshirshme me koke pas kombinimit Tostao-Rivelino shënon golin e parë, duket se për Brazilin do të nisë një kombinim triumfi. Pas 20 minutash Boninsenja, duke përfituar nga një keqkuptim midis Klodoldos dhe Feliksit, barazon. Pas pushimit gjithçka bëhet e qartë. Në të 68’, Everaldo fton në aksion Zhairsinjon, i cili ndjek lëvizjet e Gersonit që me të marrë topin me një goditje prepotente me të majtën gjunjëzon portierin italian Albertozi. Tri minuta me pas këmbim rolesh  midis tij dhe tani është Zhairsinjo që shënon golin e tretë. Goli i katërt është i mrekullueshëm Klodaldo shoqëron me sy golopimin e Zhairsinjos që ia kalon topin Peles i cili ndjek mbrojtësin Karlos Alberto. Ky e ka shtegun të lirë pasi Faketi kontrollon për çdo të papritur magjistarin Pele. Dhe pason një goditje madhështore. Sipari i botërorit mbyllet kështu 4-1 për Brazilin. Brazili pa dyshim kishte një meritë tjetër; zbatimin me sukses të sistemit taktik 4-4-2 që zëvendësoi sistemin 4-3-3 me të cilin anglezët kishin ngadhënjyer në Botërorin e 1966-ës. 32 ndeshje u luajtën gjatë finaleve “Meksikë 1970”, ku u shënuan 95 gola. Takimet u ndoqën nga 1,603,975 (50,124 për ndeshje).

Rezultatet

Meksikë-B.Sovjetik   0-0

Belgjikë-Salvador      3–0

B.Sovjetik-Belgjikë   4-1

Meksikë–Salvador            4-0

B.Sovjetik–Salvador 2–0

Meksikë-Belgjikë             1–0

Uruguai-Izrael           2-0

Itali-Suedi           1–0

Itali-Uruguai              0–0

Suedi-Izrael        1-1

Suedi-Uruguai           1–0

Itali-Izrael           0–0

Angli-Rumani           1–0

Brazil–Çekosllovaki  4–1

Rumani–Çekosllovaki      2–1

Brazil-Angli       1–0

Brazil-Rumani           3–2

Angli-Çekosllovaki   1–0

Peru–Bullgari            3–2

RFGJ-Marok                    2–1

Peru-Marok               3–0

RFGJ-Bullgari           5–2

RFGJ–Peru                3–1

Bullgari-Marok          1–1

Çerekfinale

Uruguai-B.Sovjetik   1–0

Itali–Meksikë            4–1

Brazil–Peru         4-2

RFGJ–Angli              3–2

Gjysmëfinale

Itali-RFGJ                  4–3

Brazil–Uruguai          3–1

Për vendin e 3-të

RFGJ-Uruguai           1–0

Finale

Brazil–Itali         4–1

Shënues: Pele (B) 18’, Boninsenja (I) 37’, Gerson (B)66’, Zhairsinjo (B)71’, Karlos Alberto (B) 86’

 Përbërja simbolike e botërorit 1970

Mazurkieviç (Uruguaji),Karlos Alberto (Brazili), Piaca (Brazili), Faketi (Itali), Klodoaldo (Brazili), Bekenbauer (R.F.GJ), Gerson (Brazili), Zhairsinjo (Brazili), Myler (R.F.GJ), Pele (Brazili), Rivelino (Brazili)

 Gerd Myleri, “Këpuca e Artë”

 Sulmuesi gjermano-perëndimor, Gerd Myler fitoi “Këpucën e Artë” të Botërorit të Meksikës. Lojtari i Bajernit të Munihur shënoi dhjetë gola. Pas tij u renditën braziliani Zharzinjo (7 gola) dhe peruani Teufilo Kubijas (5 gola). Myler ka shënuar 14 gola në kampionatet botërore, një më pak se Ronaldo i Brazilit (15). Gerd Myler, sot 68 vjeç, shënoi 68 gola në 62 ndeshje me përfaqësuesen gjermane dhe 655 gola në 709 ndeshje gjatë karrierës së tij. Fitoi 1 Botëror (1974), 1 Europian (1972) dhe 3 herë Kupën e Kampioneve (1974, 1975, 1976). “Topi i Artë 1970”.

 PELE

Pele i Brazilit u shpall edhe si lojtari më i mirë i Botërorit.  Legjenda braziliane shënoi katër gola. Titulli i tretë i tij.

 ZHARSINJO

Shpërtheu në kostelacionin e Brazilit të markës 1970, që në Meksikë fiton për të tretën herë titullin kampion botëror.

 RIVA

Xhixhi Riva mbetet një nga legjendat e futbollit italian. në “Meksikë 1970” shënoi 3 gola, në total 186 gola në 289 ndeshje.

 RIVERA

Italiani Xhani Rivera, fitues i “Topit të Artë” 1966 kujtohet për golin e tij të shkëlqyer në portën e Majerit të Gjermanisë.

 Shqipëria në “burg”

 Kombëtarja shqiptare nuk morri pjesë në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Meksikë 1970”, pavarësisht se kishte marrë pjesë në atë “Anglo 1966”. Shkaku ishte një vendim i FIFA-s, për të mos e pranuar regjistrimin e Shqipërisë në kualifikuese, për shkak të bojkotimit nga vendi ynë si pasojë e “revolucionit 1967” të frymëzuar nga Partia Punës e Shqipërisë. Shqipëria nuk zhvilloi për tre vjet më radhë ndeshje ndërkombëtare. Kombëtarja jonë, gjithsesi, mori pjesë në eliminatoret e Botërorit 1974, për t’u ndalur edhe një herë tjetër, duke mos marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit 1978, duke u rikthyer në vitin 1982 dhe mos u shkëputur më.

 Tekniku i njohur do të nënshkruajë zyrtarisht kontratën 3-vjeçare me të kuqtë

 Partizani prezanton sot trajnerin Duro

 Partizani do të prezantojë sot trajnerin e ri Shpëtim Duro, i cili ra dakord të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare me 15 herë kampionët e Shqipërisë, me synimin e madh për të fituar titullin që u mungon të kuqve nga viti 1993. Pas konfirmimit të bërthamës se ekipit që mbylli sezonin 2013-2014, Partizani ka nisur përforcimin e skuadrës me elementë cilësorë, duke u nisur që nga bankina. “Demat e kuq” do të prezantojnë së bashku edhe me trajnerin Shpëtim Duro, si dhe dy ish-futbollistët e Besës, Arbnor Fejzullahu dhe Idriz Batha. Për mesfushorin Idriz Batha bëhet fjalë për një rikthim tek të kuqtë e kryeqytetit, pasi ka luajtur më parë me Partizanin edhe në Kategorinë e Dytë. Sezonin e sapo përfunduar Batha e ndau midis Besës dhe Teutës duke i aktivizuar në 29 javë, ku me lojën dhe golat e tij spikati shumë. Gjatë këtij kampionati Batha realizoi 4 gola, dy me fanellën e Besës dhe dy me të Teutës, teksa me këtë të fundit i shënoi një supergol Partizanit në fazën e tretë në “Niko Dovana”. Ndërkohë Fejzullahu ka qenë një nga pikat kyçe të mbrojtjes së Besës, me 27 ndeshje të luajtura në total në këtë kampionat. Një tjetër lëvizje e rëndësishme në kampin e kuq është rikthimi në shtëpi i portierit Dashamir Xhika, i cili është formuar në akademinë e Partizanit, por që gjatë sezoneve të fundit ka luajtur me Besëlidhjen dhe Tërbunin. Por merkatoja e 15 herë kampionëve të Shqipërisë nuk ndalet këtu, pasi të kuqtë kanë nevojë për të paktën dy përforcime në fazën sulmuese, por edhe në mesfushë, sidomos në krahun e majtë, ku gjatë sezonit që lamë pas është aktivizuar kosovari Mentor Mazrekaj.

Objektivat e kuq

 Në media qarkullojnë emra të rëndësishëm si Progni, Cikalleshi apo Karabeci, por afrimi i tyre mund të ndodhë pas aventurës europiane me Kukësin. Deri në prag të sezonit të ardhshëm drejtuesit e kuq kanë kohën e mjaftueshme për të bërë lëvizjet e duhura në merkato, duke shmangur afrimet e lojtarëve të panevojshëm.